
DRS CLINIC
Klinika dedikuar të bukurës, dedikuar ty!
Që nga themelimi ynë në vitin 2021, jemi të përkushtuar të ofrojmë shërbimet më cilësore në fushën e mjekësisë kirurgjikale estetike, duke bashkëpunuar me profesionistët më të kualifikuar. Krenohemi me qasjen tonë të përqendruar te pacienti, ku çdo detaj trajtohet me kujdes maksimal dhe sipas standardeve më të larta profesionale.

Dr. Romina Selenica
Pasioni im për Kirurgjinë dhe Mjekësinë Estetike lindi që në vitet e para të studimeve dhe e ndoqa atë me përkushtim të plotë.
Pas diplomimit në Mjekësi dhe Kirurgji pranë Universitetit të Pizës, vazhdova formimin tim pranë Universitetit të Parmës, ku përfundova Masterin e Nivelit II në Mjekësi Estetike. Më pas, në Universitetin e Padovës, përfundova Masterin në Kirurgji Plastike Estetike me vlerësimin maksimal dhe titullin "Studenti më i Mirë i Vitit."
Në vitin 2021, solla këtë ekspertizë në Shqipëri duke themeluar DRS Clinic në Tiranë, si dhe linjën kozmetike DRS Clinic Cosmetic, një hapësirë e krijuar me vizion: që çdo pacient të ndihet i vlerësuar dhe të gjejë trajtimin e duhur për bukurinë dhe mirëqenien e tij.
Sot i jam përkushtuar tërësisht asaj që dua më shumë: Mjekësisë Estetike. Besoj se bukuria e vërtetë lind nga harmonia, natyraliteti dhe respekti për veçantinë e çdo individi.
Çdo trajtim synon të nxjerrë më të mirën tek secili pacient, me elegancë, kujdes dhe rezultate të rafinuara.
Trajtimet në DRS Clinic
Bukuria fillon me kujdesin e duhur.
Zbuloni Paketat

Carboxytherapy
8 seanca Carboxytherapy, ju dhurojmë 2 seanca dhuratë.

Plazmapen
1 seancë plazampej, ju dhurojmë 1 seancë PRP (Platelet Rich Plasma).

Biorivitalizim i lëkurës
1 seancë skinbooster, ju dhurojmë 1 seancë peeling kimik dhuratë.

Liposuction
1 seancë liposuction, ju dhurojmë 1 seancë Carboxytherapy.



_edited.jpg)



